Pas sinjalit pozitiv për rikthimin e sportit në vend, një lajm i keq erdhi ditën e djeshme për disa nga klubet e Seria A. Disa nga futbollistët e Sampdoria, Fiorentinës dhe Torinos rezultuan pozitiv në analizën e Covid-19.
Për këtë çështje ka folur për Rtv 38, presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso, i cili u shpreh se lojtarët e skuadrës ishin asimptomatik dhe nuk e dinin që ishin të sëmurë. Ai tha se shëndeti i futbollistëve është parësor për klubin, megjithatë dhe dëshira e tyre për tu rikthyer në fushën e gjelbër është e madhe. Qeveria do të na lejojë të luajmë pavarësisht rasteve positive, e përmbylli ai.
Deklarata e presidenti i Fiorentinës, Roço Commisso: "Lojtarët tanë pozitivë ishin asimptomatikë dhe nuk e dinin se ishin të sëmurë, shpresojmë që të gjithë mund të kthehen në stërvitje në fund të javës së ardhshme. Në radhë të parë duhet të vendosim gjithmonë shëndetin, por dëshira jonë është që të kthehemi të luajmë ashtu siç dëshirojnë dhe vetë futbollistët. Qeveria do të na lërë të luajmë duke bërë një hap përpara ".
