Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Rezultatet negative në kampionat, Allegri nuk e bën dramë: Po përmbush objektivat e klubit

Shkruar nga NEWSPORT
Rezultatet negative në kampionat, Allegri nuk e bën dramë: Po

Juventusi aktualisht nuk po kalon një moment shumë të mir ënë kampionat, me bardhezinjtë që kanë humbur shumë terren në klasifikim dhe tashmë e shikojnë veten në vendin e 3-të në Serie a. Për shkak të rezultateve të sfidave të fundit, shumë po përflitet për shkarkimin e Missimiliano Allegrit.

Ndërkohë timonieri i “Zonjës së Vjetër”  nuk e bën dramë diçka të tillë. Në një intervistë për “The Atletic” ka zbuluar se çfarë i kanë kërkuar drejtuesit në këtë sezon dhe ai shprehet i bindur se po përmbush më së miri pritshmëritë.

 “Kur u riktheva te Juventusi, më kërkuan që të rinovojmë skuadrën, të ulim ndjeshëm moshën mesatare, të ulim nivelin e pagave dhe të jemi konkurrues, por me shpenzime të përballueshme. Besoj se ia kemi dalë më së miri, pasi këtë sezon kemi shumë lojtarë të rinj në ekip dhe shumë të tjerë që po bëjnë shumë mirë të huazuar nëpër skuadra të tjera të Serisë A. Jemi në rrugën e duhur, por të rinjve u mungon vazhdimësia, pasi dihet që pjekuria arrihet ndërmjet moshës 26 dhe 30-vjeçare.

Diferenca në të ardhura mes Serisë A dhe Premier League është tashmë e pamundur të reduktohet dhe thënë këtë, për klubet italiane është gati e pamundur që të jenë konkurrues duke kërkuar të blejnë produkt të gatshëm. Ndaj strategjia e Juventusit është të bazohemi te të rinjtë dhe të bëjmë pjesë të skuadrës së parë çdo vit nga tre lojtarë të Juventusit U23. Kjo është mënyra e vetme për t’u rritur ekonomikisht dhe për të qenë konkurrues”, ka theksuar Allegri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga