
Tifozët e Vllaznisë kanë reaguar pas barazimit 1-1 kundër Erzenit. Shkodranët janë të pakënaqur me skuadrën e tyre dhe rezultatet e arritura deri në këtë fazë të kampionatit.
Ultrasit kuqeblu kanë reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale teksa kërkojnë largimin e presidentit Alban Xhaferi. Ata theksojnë se është ai personi përgjegjës për gjendjen në të cilën ndodhet Vllaznia. Në postimin e bërë në facebook, shkruhej:
“Reagim!
Vllaznia asht fjal e rand vetem kur permendet dhe lene ma kur perfaqesohet. Shume persona qofshin sportiste a jo kane dhan mund gjak dhe djers per at fanell te shenjt qe sot, drejtusat tone po ja hekun vleren duke i dhane poste nje njeriu qe 4 vitet e fundit rrezultati i tij ka ken 0. Nji njeri qe me gabimet e veta qe ne nji klub ka rrolin ma te randesishem per ecurine qe duhet te kete ky ekip, vetem nga emri qe ka nuk po mban pergjegjesine.
Nji "filozof" qe me deklaratat e tij qesharake nuk merr guximin mi dal ball problemit por e justifikon si mos te ishte asgja dhe nuk hap krah per te miren e klubit duke e mbajt peng per interresa te tije personal. Gabimi fillon qe tek drejtusat qe i besojne nji te paafti nji rrol per formimin e nji ekipi qe ne fush nuk mund te quhet ekip, por deshira e disa djemve qe japin maksimumin per at fanel e mbajn hala ne at pozicion.
Tan e shofim se sa kapacitet ka cdo indivit ne kete klub. Trajnieri dhe lojtart jan hallka e fundit ku qendron problemi. Mesazhi jone i vetem asht pastrimi radikal i strukturave drejtuse duke vu njerz te afte qe e njohin punen e tyne dhe jo servila dhe njerz qe 2 vitet e fundit e kane deshmu shume qarte deshtimin e tyne. Ne qoftese ne ditet ne vazhdim nuk do merren masa dhe nji rikonstrukturim te klubit me njerz te afte, ne nuk do mbajme pergjegjesi ne te ardhmen.
Nji Jete Dy Ngjyra Nji Skuader!”