Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Bushi dhe Bogdani e nisin në "sulm": Do të shfrytëzojmë eksperiencën tonë,  duam rezultate pozitive

Shkruar nga NEWSPORT
Bushi dhe Bogdani e nisin në "sulm": Do të

Alban Bushi dhe Erjon Bogdani janë prezantuar sot si trajnerët e Kombëtareve U-21 dhe U-19. Ish-sulmuesit kuqezi janë shprehur që përpara kanë një sfidë të vështirë, megjithatë do të mundohen t'ia dalin sa më mirë.

"Sigurisht është një vlerësim i lartë por edhe një detyrë e vështirë që të drejtosh skuadrën U-21. Do të përpiqem të jap maksimumin tim, për të arritur rezultate sa më të mira. Eksepriencën e deritanishme në futboll, do ta shfrytëzoj për të bërë mirë në këtë detyrë të re dhe të vështirë”, -ka theksuar në fjalën e tij Alban Bushi.

Ndërsa Erjon Bogdani ka falenderuar për besimin ka shtuar: “Është një mundësi që na është dhënë dhe do të përpiqem ta justifikoj këtë besim. Jam i ndërgjegjshëm, që kjo do të jetë një sfidë e vështirë. Por vetë jeta është një sfidë dhe për këtë arsye, ja vlen të punosh shumë, për të ecur përpara”.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga