
Ish-mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla është i ftuar në emisionin "Fair Play" në "News 24".
I pyetur nëse në sfidën Tirana-Kukësi 1-2 ka pasur apo jo alenacë mes dy klubeve, Dabulla u shpreh: "Aleancat nuk janë të mira. Por, ka pasur dhe do të ketë gjithnjë aleanca.
Kur kam qenë futbollist i kam përjetuar kundër alencat, sepse shumë skuadra bëheshin bashkë që të mos e fitonte Tirana kampionatin.
Por, unë nuk e besoj se ka pasur aleancë mes Tiranës dhe Kukësit. Kjo sepse e njoh mentalitetin e atij klubi, gjithashtu edhe tifozët dhe presidentin dhe e di që nuk e pranojnë një gjë të tillë.
Nuk e kam parë ndeshjen dhe nuk mund të flas me kompetencë, por me çfarë pashë në kronikë, golat e Kukësit erdhën si pasojë e aksioneve të rrjedhshme. Edhe Tirana pati një moment shumë të mirë për të shënuar me Cise kur ndeshja ishte 1-1 dhe u ndal nga portieri.
Tirana nuk fiton asgjë nga kjo aleancë që po përflitet, sepse maksimumi do të shkojë në gjysmëfinale të Kupës. Po pastaj? Nuk i dihet nëse do të shkojë në finale", tha Dabulla.