Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rexhinaldo mungon sërish në stërvitje, Gjici merr vendimin përfundimtar

Shkruar nga NEWSPORT
Rexhinaldo mungon sërish në stërvitje, Gjici merr vendimin

Kukësi ka nisur ditën e djeshme përgatitjet për sfidën e radhës në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu pas barazimit ndaj Laçit do të udhëtojë në Vlorë përballë Flamurtarit. Ekipi ka nisur stërvitjen në palestër, por sërish Rexhinaldo nuk ishte i pranishëm. Sulmuesi nuk ishte as në stol në takimin ndaj kurbinasve për shkak të pakënaqesive që nuk do e niste si titullar.

Në këtë mënyrë Safet Gjici ka kërkuar që lojtari të jetë në fushë që në ndeshjen e radhës, pasi e konsideron si pjesë të rëndësishme të skuadrës. Rexhinaldo ka qenë i pranishëm në zyrat e klubit së bashku me menaxherin e tij ku janë takuar me drejtorin Ramadan Ndreu për të sqaruar situatën e sulmuesit. Në klub dëshirojnë t'a mbajnë dhe lojtarit pritet ta nis nga minuta e parë takimin e radhës në krah të Shkurtaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga