Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Revolucion në Kupën e Italisë, përjashtohen ekipet e "dorës së dytë"

Shkruar nga NEWSPORT
Revolucion në Kupën e Italisë, përjashtohen ekipet e

Liga e futbollit italian po mendon të bëjë një revolucion në Kupën e Italisë. Gjatë mbledhjes së sotme është disktutuar që në Kupën e Italisë të mos marrin pjesë ekipet e dorës së dytë që vijnë nga Serie C italiane.

Në këtë takim është diskutuar që Kupa të luhet me 40 ekipe nga Serie A dhe B e mund të startojë më 15 gusht. Në fushë pritet të zbresin 12 ekipe nga Serie A që do të përballen me ekipet e Serie B, ndërsa klubet "big" do të luajnë pas disa fazave.

Kjo ide e diskutuar nga Liga italiane është bërë me qëllim që të ketë përballje të forta dhe që mund të kenë interes nga tifozët për t'i ndjekur në stadiume dhe televizor. Për momentin nuk ka ende asgjë zyrtare, por në ditët në vijim pritet të ketë një njoftim përsa i përketë revolucionit në Kupën e Italisë.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga