Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ekskluzive / Revolucion te Korabi, pas drejtorit ikën dhe trajneri

Shkruar nga NEWSPORT

Largimet nga ekipi verilindor kanë nisur mbrëmjen e djeshme, kur u largua dhe Drejtori i Klubit, Sokol Muho. Ka qenë dorëheqje pas tetë vitesh punë nga Muho, i cili u ka hapur rrugë të tjera ndryshimeve në ekip. Pikërisht sot, afro 12 orë nga largimi i parë ka ardhur dhe ndryshimi i radhës. Nga Korabi është larguar trajneri Dritan Mehmeti. Ai ka folur ekskluzivisht për "newsport.al", ku tregon dhe arsyet pse mori këtë vendim pas triumfit që bëri me ekipin dibran.

[caption id="attachment_8460" align="alignleft" width="300"]Skuadra dibrane gjatë sezonit të shkuar Skuadra dibrane gjatë sezonit të shkuar[/caption]

"Së pari falënderoj tifozët e mrekullueshëm dibranë që më kanë mbështetur për të bërë realitet një ëndërr. Jam ndjerë shumë mirë në Dibër dhe jam krenar së bashku me tifozët dhe djemtë që arritëm të dilnim në Superiore. Falënderoj dhe drejtuesit për mbështetjen e vazhdueshme që ne të arrinim objektivin. Arsyeja pse unë zgjodha të largohem në këtë moment nga Korabi është se shumë çështje nuk kanë marrë zgjidhje. Së pari nuk janë bërë lëvizjet nga drejtuesit për të caktuar disa pozicione të së ardhmes, por më kryesorja është se nuk ka ardhur ende radha që të mendohet për ekipin e Superiores. Unë nuk dua që të përfaqësohem në Superiore me një ekip të dobët dhe që të jetë kandidat për të rënë. Normalisht që të gjitha përgjegjësitë do të bien mbi mua në të ardhmen, ndaj e ndiej si përgjegjësi që sot, ndaj po largohem", përfundoi trajneri Dritan Mehmeti, i cili ka drejtuar më parë Dinamon në Kategorinë e Parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga