
Kategoria e parë ka mbyllur javën e 23-të. Asnjë barazim nuk është regjistruar, teksa surpriza e vetme ishte humbja e Flamurtarit ndaj Burrelit. Bylis, Elbasani, Vora, Apolonia dhe Korabin bën detyrën.
Humbjet kanë rënduar gjendjen e Tomorit dhe Luzit, që qëndrojnë në fundin e renditjes së përgjithshme. Gara e vetme dukej mes Lushnjës dhe Korabit, por me fitoren e fundit përballë lushnjarëve diferenca shkoi në 6 pikë. Korabi është skuadra që mban vendin e 6, ku luftohet për “Play-Off”.
Renditja e Kategorisë së Parë, pas 23 javëve kampionat:
- Bylis 55 pikë
- Elbasani 53 pikë
- Vora 45 pikë
- Flamurtari 42 pikë
- Apolonia 34 pikë
- Korabi 32 pikë
- Lushnja 26 pikë
- Burreli 25 pikë
- Kastrioti 23 pikë
- Besa 19 pikë
- Luzi 15 pikë
- Tomori 14 pikë
Poll