
Teuta nuk di të ndalet. Bëhet fjalë për Renato Arapin, i cili është në negociatat janë në rrugën e duhur, por që ende nuk e ka marrë lejen përfundimtare nga skuadra e Afjonsporit. Pritet që në ditët e ardhshme të kemi diçka më konkrete. Gjithashtu edhe për kapitenin e Flamurtarit, Tmoslav Bushiç ka interes, por që deri më tani nuk ka diçka konkrete. "Djemtë e Detit" kanë bërë një pjesë të sezonit shumë të mirë, ku renditen në vendin e 3-të me 33 pikë, vetëm 4 më pak se Partizani kryesues.
Drejtuesit e klubit duan që në Durrës në fund të sezonit të vijë titulli kampion. Në këto kushte, drejtuesit janë vënë në lëvizje për të sjellë të tjerë lojtarë që kanë edhe kualitet në këmbët e tyre. Ka ende kohë deri në fund të merkatos dhe të presim për të tjera zhvillime.