Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Rekord për Superioren, Laçi ndali Tiranën me ekipin më të ri në moshë

Shkruar nga NEWSPORT
Rekord për Superioren, Laçi ndali Tiranën me ekipin më

Laçi është për rekord në Superiore. Kjo pasi ndeshjen e fundit, e luajti kundër Tiranës me formacionin më të ri të shfaqur gjatë këtij kampionati. 22.6 ishte mosha mesatare e lojtarëve titullar, që surprizuan kryeqytetasit me barazimin 2 me 2 marrë në kohën shtesë.

Mirel Josa e ndërtoi formacionin me Dajsinanin në portë, Dajkon, Christian, Qaton, Kurtin në mbrojtje, Kryeziun, Ujkën, Myrtën në mesfushë dhe Thaleb, Mjaki e Sobowale në sulm. Pesë minuta nga fundi i kohës së rregullt, Josa aktivizoi Stiven Bibon 20 vjeç, dhe William Cordeiron që rezultoi decisiziv me golin e barazimit.

Pjesa dërrmuese e tyre u afruan në verë, për këtë shpresat janë që të vijojnë rezultatet pozitive me kalimin e ndeshjeve. Shto këtu dhe motivimin e marrë nga barazimi i fundit me Tiranën nënkampione. Laçi dhe në takime të tjera këtë sezon ka shfaqur thuajse të njëjtën përbërje.

Kjo për shkak se mosha mesatare e gjithë skuadrës është 21.9. Shumë më e vogël në krahasim me skuadrat e tjera, që varion nga Kukësi 23 vjeç dhe deri te Egnatia 26. Kujtojmë se takimi i radhës për bardhezinjtë është kundër Skënderbeut të dielën(17 dhjetor) ora 17:00, në transfertë.

Formacioni titullar:

Laçi: Dajsinani (24 vjeç); Taleb (19 vjeç), Kurti (18 vjeç), Qato (25 vjeç), Sobowale (26 vjeç), Kryeziu (21 vjeç), Ujka (25 vjeç), Myrta (17 vjeç), Mjaki (20 vjeç), Dajko (21 vjeç), Christian (25 vjeç).

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga