Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rekord para Europianit, Mirlind Daku i "shkel syrin" Sylvinhos nga Rusia

Shkruar nga NEWSPORT
Rekord para Europianit, Mirlind Daku i "shkel syrin" Sylvinhos nga

Gjysmë sezoni i ka mjaftuar Mirlind Dakut që të kthehet në pikën kyçe te ekipi i Rubin Kazan. Deri më tani me fanellën e rusëve, Daku ka shënuar 4 gola, teksa ka asistuar në një tjetër.

Por nuk janë vetëm golat e shënuar që e bëjnë të rëndësishëm sulmuesin nga Gjilani. Daku gjithashtu kontribuon edhe në mënyra të tjera përsa i përket repartit të sulmit. Bomberi i Kombëtares shqiptare është futbollisti me më shumë duele të fituara në elitën e futbollit në Rusi.

Deri më tani, në 16 ndeshje të zhvilluara, Daku ka ia ka dalë që të fitojë 136 duele. Me këto statistika, sulmuesi 26-vjeçar është kthyer në një nga më të mirët në ligën ruse, duke vendosur një rekord.

Një lajm i mirë për Dakun i cili padyshim si synim kryesor ka që të marrë ftesën nga Sylvinho për Euro 2024, rrugëtim i cili do të nisë në qershor të këtij viti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga