Tirana pasi konfirmoi dhe rinovoi me trajnerin Orges Shehi ka nisur menjëherë nga puna për të gjetur lojtarët që do t’i shërbejnë skuadrës për sezonin e ardhshëm. Të gjtihë drejtuesit janë hedhur në “aksion”. Presidentin Refik Halilin e ka “fiksuar” keq ishi-i i Partizanit.
Stenio Junior rikthehet sërish të jetë temë diskutimi në kryeqytet, teksa bardheblutë kërkojnë shërbimet e tij. 31-vjeçari ka mbyllur aventurën e tij në Tajlandë dhe rikthimi në Tiranë mund të ndodhë.
Kjo është një dëshirë e vjetër e drejtuesve bardheblu, të cilët pëlqenin karakteristikat e brazilianit që kur mbante veshur fanelën e Partizanit.
Poll