
Filloni të ndizet projekti i RedBird Capital. Fondi amerikan që kontrollon Milan ka disa objektiva për të ndjekur, për të mirën e klubit kuqezi. Tashmë ësht duke u punuar shumë mirë në nivelin komercial, me disa partneritete të reja që rritsin ndjeshëm të ardhurat. Por një përpjekje tjetër që Gerry Cardinale do të duhet të zbatojë ka të bëjë me rinovimet e kontratave. Një çështje e sikletshme te Milani duke pasur parasysh situatat e viteve të fundit.
Rafael Leao mbetet në qendër të tavolinës. Portugezi është shqetësimi numër një për rinovimet, por situata do të trajtohet veçmas, me takime intensive që po ndodhin këto ditë. Synimi është që të shmanget humbja e tij me kosto zero teksa kontrata i skadon në 2024-ën. 4 rinovime të tjera së shpejti do të diskutohen gjithashtu. Sipas Gazzetta dello Sport, gjatë Botërorit, do të bisedohet me Pierre Kalulu dhe Ismael Bennacer për të zgjatur marrëveshjet e tyre me rritje rroge.
Në fund të sezonit do të diskutohen edhe dy rinovime të tjera. Para së gjithash ai i trajnerit Stefano Pioli, që është në fund të kontratës. Për momentin nuk duket të ketë asnjë problem apo dyshim nga ana e trajnerit, nisur nga rezultatet e shkëlqyera të marra. Për t’u vlerësuar edhe kontrata e Olivier Giroud. Sulmuesi francez mund të rinovoje edhe një sezon tjetër. Por gjithçka do të varet nga motivimet dhe kushtet sportive.