
Tirana fitoi 0-2 me Teutën fundjavën që lamë pas. Golat e këtij dueli ishin vërtet të bukur, ndërsa rrjetën e gjeti edhe Erion Hoxhallari. Mëngjarashi spostoi topin fluturimthi dhe me një të majtë të fortë e diagonale, e ndali topin në rrjetën e portierit Frashëri.
Këtë edicion, mbrojtësi i Tiranës ka shënuar katër gola të bukur, duke kërcënuar kështu edhe Vllazninë, kundërshtarin e ardhëshëm të bardhebluve. Duket se forma e mirë e Tiranës dhe rezultatet pozitive pa pësuar humbje, kanë ngjallur shpresat e kampionëve në fuqi për një vend në Europë. Me Hoxhallarin që gjen rrjetën në sfida të rëndësishme, Tirana ka një armë më shumë kundër kryesuesve të Superligës.
Poll