
Real Madrid-Real Sociedad do të jetë sfida e ditës së sotme në La Liga e vlefshme për javën e 25-të. Madrilenët po kalojnë një moment shumë të mirë pasi kanë marrë 4 fitore radhazi dhe janë vetëm 6 pikë nga vendi I parë që mbahet nga Atletiko Madrid.
Nga ana tjetër edhe Sociedadi vjen nga 3 fitore radhazi dhe pritet një ndeshje e fortë mes dy ekipeve që kërkojnë me çdo kusht fitore. Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dy trajnerët. Zidane I beson sërish Isco nga minuta e parë duke parë që ka shumë mungesa për shkak dëmtimesh.
Real Madrid: Courtois; Lucas, Varane, Nacho, Mendy; Casemiro, Modric, Kroos, Isco; Asensio, Mariano.
Real Sociedad: Remiro; Gorosabel, Zubeldia, Le Normand, Monreal; Guevara, Zubimendi, Silva; Portu, Oyarzabal, Isak.