
Ofertat për Cristiano Ronaldo nuk kanë munguar nga Anglia dhe Franca, por Reali nuk dëshiron ta lejojë lojtarin të largohet. Dëshira e vetë lojtarit është të qëndrojë në Madrid, dhe rinovimi i kontratës duket çështje kohe. "Po të jetë inteligjent, Reali rinovon me mua", deklaroi Ronaldo para disa ditësh. Edhe pse lojtari është 31 vjeç, skuadra madrilene nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e tij. Fiorentino Perez ka një kontratë të re për të, që me shumë gjasa do të rinovojë deri në 2018.
Poll