Barcelona për sezonin e ri një nga prioritet e merkatos është një mbrojtës. Për ëktë drejtuesit kanë nisur punën dhe kanë pikasur një prej tyre.
Bëhet fjalë për lojtarin e Manchester Cityt, Nathan Ake. Ky i fundit pëlqehet shumë nga Hansi Flick dhe stafi i tij, i cili shihet si i duhuri për skemat e gjermanit.
Holandezi mund të largohet për një çmim të arsyeshëm në merkaton e verës dhe kjo bën që Barça të këmbëngulë për shërbimet e tij. Fakti që në këtë sezon ka luajtur shumë pak me anglezët, në vetëm 4 ndeshje bën që largimi i tij të jetë i mundshëm.
Ndërkohë gjithashtu kujtojmë se ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Në këto kushte drejtuesit e Cityt do të pranonin shitjen e tij për të fituar sado pak nga holandezi.
