Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Fitorja ndaj Atletico lë me “pasoja” Barcelonën, Kounde dhe Balde do të mungojnë gjatë

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja ndaj Atletico lë me “pasoja” Barcelonën, Kounde
Kounde - Balde

Fitorja 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen e kthimit në Copa del Rey përveç se nuk mjaftoi për kualfikimin, pasi ishin mposhtur 4-0 në sfidën e parë, pork a “sakatuar” 2 liderën katalanas.

Jules Kounde la fushën pas 13 minutash lojë, ndërsa Alejandro Balde që e zëvendësoi ai, la sërish fushën në minutën e 70-të. I pari ndjeu shqetësime, ndërsa i dyti mori një dëmtim dhe doli duke qarë.

Të dy mbrojtësit e krahut do të mungojnë për një kohë të gjatë, në pritje të konfirmimit përfundimtar nga testet mjekësore. Sipas “Diario Sport”, Balde pritet të mungojë për 5-6 javë, ndërsa Kounde do të mungojë të paktën 4 javë.

Mungesa këto që bëjnë me “dhimbje koke” Hansi Flick. Ky i fundit duhet të gjejë zëvendësuesit e tyre për duelet e radhës.

Poll

Lexo gjithashtu