Real Madrid u mposht së fundmi nga Getafe me shifrat 0-1, por nesër do të zbresë përsëri në fushë përballë Celta Vigo, sfidë në kuadër të javës së 27-të të LaLiga.
Në prag të këtij dueli ka folur edhe trajneri i “Los Blancos”, Alvaro Arbeloa. Ky i fundit ka theksuar se nuk është ndonjë problem që janë në vendin e dytë me 60 pikë, pasi sipas tij 4 pikë larg Barcelonës nuk janë shumë.
“Luajmë nesër. Le të shkojmë në një ndeshje të vështirë si ajo e nesërmja me shpresën për të marrë të tre pikët. Kanë mbetur 36 pikë në lojë, dhe jemi 4 pikë prapa, jo 18. Kjo është e vetmja gjë në të cilën duhet të përqendrohemi. Nuk duam të mendojmë për situata që nuk kanë ndodhur ende.
Dhe pavarësisht se çfarë ndodh, ky është Real Madrid. Për sa kohë që mund të luftojmë matematikisht, do të luftojmë. Dhe nëse vjen ndonjëherë një moment kur nuk mund të luftojmë matematikisht, do të vazhdojmë të luftojmë. Kjo është ajo për të cilën është ky klub. Nuk e kuptoj Real Madridin në asnjë mënyrë tjetër përveçse të vazhdojë të luftojë”, tha Arbeloa.
