
Ervin Bulku është i ftuar në emisionin "Gol pas Goli" në Supersport. Ish-kapiteni i Tiranës foli për cilësinë e kampionatit shqiptar, por gjithashtu edhe për një çështje të nxehtë siç është ftesa për Sabien Lilajn, që ky i fundit nuk e ka marrë ende nga përfaqësuesja kuqezi.
"Kampionati shqiptar është ndër më të fortët në rajon. Këtë e tregoi edhe Skënderbeu. Është gjithnjë e në rritje. Nuk është vetëm Sabjen Lilaj, por ne kemi rastin e Latifit.
Latifi është i Skënderbeut, them kështu sepse 10 ditë ka që është larguar. Lilaj ka qenë dhe do të jetë në Kombëtare. Ne mendojmë se lojtarët më në formë janë të tjerë për momentin", ka përfunduar ndihmës-trajneri i Kombëtares.
Poll