
Rade Krunic pritet të jetë largimi i rradhës nga skuadra e Milanit. Mesfushori ishte një hap larg shitjes te Fenerbahce për 10 milionë euro në merkaton e verës, por shitja e Tonalit dhe lëvizjet e shumta në ekip bënë që stafi teknik të vendoste ta mbante në skuadër.
Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli i pyetur në lidhje me këtë çështje, ka folur hapur duke paralajmëruar një largim të tij në janar.
“Ai nuk luan si më parë sepse është çështje kondicioni. Tani ai ka një rënie të lehtë në krahasim me fillimin dhe ndoshta ka shokë të skuadrës që janë më mirë se ai”, u shpreh Pioli.
Poll