
Lajme të mira për futbollin italian si dhe skuadra e Serie A. Sezoni i ri ka nisur me një kapacitet prej 50% të tifozëve nëpër stadiume, por ky numër do të rritet në muajin tetor.
Ditën e sotme, Qeveria italiane ka dhënë dritën jeshile dhe ka miratuar dekretin e ri për të patur 75% të kapacitet të tifozëve në stadiumet e Serie A. Ky është vendimi i fundit që Qeveria italiane ka marrë dhe në muajit në vazhdim mund të ketë një hapje totale.
Rreth 80% e qytetarëve janë vaksinuar në Itali dhe për të hyrë në stadium duhet të kesh "green pass" ose tamponin e 48 orëve të fundit. Tashmë çdo klub në Itali do të ketë një mbështetje më të madhe nga ana e tifozëve.
Poll