Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

QERSHOR 2013/ Kur EDI RAMA radhiti deputetët e PS të këndonin këngën "O Tiron, o Tiron, ti për ne je KAMPION..."

Shkruar nga NEWSPORT
QERSHOR 2013/ Kur EDI RAMA radhiti deputetët e PS të këndonin

Ishte qershori i vitit 2013 kur Partia Socialiste do të merrte pushtetin, dhe siç shihet nga kjo video kujtese që po boton newsport.al, është kryetari I Partisë Socialiste Edi Rama që në përmbyllje të fushatës së zgjedhjeve në Tiranë, merr mikrofonin dhe këndon këngën "O Tiron, o Tiron, ti për ne je kampion".

Siç shihet nga video, I pari që ka marrë mikrofonin të fillojë të këndojë këngën legjendë të Tiranës, është Tata, (Nallbani), në atë kohë kandidat për PS për Tiranën. Më pas, mikrofonin e ka marrë kryetari I PS së Tiranës Saimir Tahiri, e mandej Edi Rama ia ka kaluar mikrofonin Vasilika Hysit, deputetja e parë e listës së PS për Tiranën.

Vasilika madje nuk thotë dot "Tironë" por "Tiranë" dhe Rama ndërhyn menjëherë për ta kujtuar se duhet të këndojë "Tironë" për Tironën kampione.

Në fund në video shfaqet Blerina Gjylameti, duke kënduar po me aq zell këngën e dashur për tifozët bardheblu.

Ndoshta, ka ardhur momenti, që socialistët t'I rikthehen edhe njëherë kësaj videoje, madje ta shohin edhe tifozët bardheblu, për të kujtuar se në 2013, Rama vinte në pushtet duke kënduar këngën.

Sot vëllai I tij Olsi Rama drejton ekipin e Partizanit, ekipin kundërshtar të Tiranës, ndërsa vetë KF Tirana është në "ethet" e kampionatit për tre ndeshjet e mbetura, për të prekur endrrën e një dekade për tu shpallur kampionë nëse arrijnë të marrin edhe 4 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga