
Vllaznia nuk ia doli sërish të fitojë dje, teksa në "Loro Borrici" ndeshja me Bylis përfundoi 2-2. Shkodranët ia dolën të barazojnë dy herë, ndërsa për shkak të pandemisë tifozët në stadium ishin të përzgjedhur dhe numëroheshin me gishta. Në pjesëne dytë, në fushë hyri edhe shkodrani Eridon Qardaku, që mban veshur fanellën e Bylis.
Lojtari pak ditë më parë rezultoi me Covid-19, ndërsa në testin e dytë doli negative, duke u bashkuar me skuarën edhe në fushë. Momenti I hyrjes së tij në lojë është pritur me brohorima nga të pranishmit në stadium, ndërsa tifozët kanë gjetur edhe momentin për të bërë batuta. "Ndërhyjini mor Qardakut se e kaloi Covidin", dëgjoheshin shkodranët t'u drejtoheshin lojtarëve të tyre në disa momente.