
Derbi Tirana – Partizani prodhoi edhe një herë tjetër emocione të veçanta si në fushën e lojës, ashtu edhe në tribuna. Ndeshja përfundoi në barazim 1-1 me golat e Hasanit dhe Kekos.
Tifogrupi i bardhebluve, ‘Tirona Fanatics’ dhuroi një shfaqje fantastike me tymuese me ngjyrë të bardhe dhe blu që mbuloi gjithë stadiumin dhe mbi të, banerin gjigant ku shkruhej: Po eci në këtë rrugë timen, rrugë të cilën e quaj shtëpi.
Me një postim në faqen e tyre në Facebook e Instagram, ‘Fanatics’ reklamojnë koerografinë dhe e quajnë veten e tyre ‘universitet’ me kuptimin që japin leksione çdo rast.
“Universiteti ‘Fanatics’! Prej 2006-tës Universiteti i vetëm Ultras i Akredituar në Shqipëri!”- shkruan tifogrupi në rrjete sociale.