
Ndeshja Tirana - Luftëtari ishte programuar të luhej ditën e nesërme (e shtunë) në orën 17:00. Por, në një njoftim zyrtar të klubit bardheblu bëhet me dije që ajo është shtyrë për të dielën për shkak të protestës që zhvillon nesër opozita në kryeqytet.
Kësisoj, është vendosur që përballja e bardhebluve me gjirokastritët të zhvillohet të dielën në stadiumin "Selman Stërmasi".
"Ju njoftoj se ndeshja Tirana - Luftëtari, për shkak të protestës që zhvillohet nesër, do të luhet ditën e dielë", shkruhej në njoftimin për mediet të klubit të Tiranës.
Pritet të mësohet në një njoftim të dytë orari zyrtar i këtij takimi.
Poll