Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka janë dy nga lojtarët më të vlerësuar tek Legia e Varshavës. Tashmë jo vetëm në fushën e blertë, por edhe jashtë saj, dy futbollistët shqiptarë tregojnë vlerat e tyre.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare, ekipi polak i Legias ka publikuar disa foto të Çelhakës dhe Muçit, me këta të fundit që kanë vizituar të rinjtë e akademisë së klubit.
Mesfushori dhe sulmuesi kanë kaluar disa çaste me vogëlushët duke zhvilluar edhe një lojë futbolli. Në këtë mënyrë kanë lumturuar disa fëmijë që në të ardhmen duan të jenë nën “petkun” e dy shqiptarëve.
Poll