Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Prononcimi/ Agostineli "harron" shkarkimin nga Skënderbeu, flet për mediat italiane

Shkruar nga NEWSPORT
Prononcimi/ Agostineli "harron" shkarkimin nga Skënderbeu, flet

U largua vetëm duke uruar "Gëzuar Vitin e Ri", por pa pasur mundësinë të vijuar në 2017-ën me Skënderbeun. Andrea Agostineli, pas pushimeve dimërore nuk u kthye më te skuadra korçare, ndërsa presidenti Takaj i komunikoi shkarkimin, duke emëruar në vend të tij, Ilir Dajën.

Trajneri italian u largua pa pasur mundësinë të përshëndetej mediatikisht me të gjithë faktorët që e lidhnin me Superligën shqiptare dhe pa thënë asgjë në lidhje me shkarkimin e tij.

Ndërkohë që në mediat italiane, Agostineli është rikthyer të flasë për futbollin e Serisë A. Në një prononcim për rubrikën “Speciale calciomercato”, ish-trajneri i Skënderbeut ka folur për blerjen e re të Interit, ish-mesfushorin e Atalantës, Roberto Gagliardini që do të prezantohet sot te zikaltërit.

"Roberto Gagliardini është një futbollist shumë interesant. Tani ai duhet të menaxhojë presionin që ka një klub i madh si Interi. Është një mesfushori i kompletuar.

Potencialisht, Interi ka bërë një super-blerje. Duhet parë se si do të ambientohet dhe këtë do ta tregojnë statistikat në fund të sezonit.

Mund të jetë një lojtar surprizë siç ishte Verrati, i cili u transferua direkt në një klub të madh, edhe pse për fat të keq jashtë Serisë A", deklaroi trajneri Andrea Agostineli.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga