
Vllaznia dhe Egnatia do të përballen këtë të hënë për të luajtur finalen e madhe të Superiores. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të nisë në orën 20:00.
Disa ditë para këtij dueli, klubi i Vllaznisë ka bërë një njoftim tepër të rëndësishëm për tifozët. Klubi kuqeblu ka njoftuar të gjithë tifozët shkodranë se transporti do të jetë falas nga Shkodra drejt Tiranës.
Vllaznia ka vënë në dispozicion disa autobusë për të gjithë ata tifozë që dëshirojnë të jenë prezentë në finalen e madhe që do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare”.
Njoftimi i klubit të Vllaznisë:
BASHKË NË FINALEN E MADHE
KF Vllaznia i vjen në ndihmë të gjithë tifozëve që duan të udhëtojnë drejt “Arena Kombëtare” për të ndjekur finalen e madhe Vllaznia – Egnatia , të hënën më 12 maj. Klubi ka vënë në dispozicion autobusë FALAS për të gjithë tifozët që nisen nga Shkodra drejt Tiranës!