
Egnatia
Vllaznia dhe Egnatia do të përballen këtë të hënë për të luajtur finalen e madhe të Superiores. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të nisë në orën 20:00.
Ndërkohë që disa ditë para kësaj finaleje, klubi rrogozhinas ka reaguar në rrjetet sociale. “S’ka si Egnatia”, shkruajnë kampionët në fuqi në rrjetet sociale, krah videos së tifozëve të tyre.
Në këtë mënyrë, Egnatia i dërgon “sms” direkt rivalëve që do të kenë përballë në finalen e titullit. Kujtojmë se 36 javët e kampionatit, Egnatia i mbylli si kryesuese me 59 pikë, dy më shumë se Vllaznia e vendit të dytë.
Poll