Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tirana rikthehet në stërvitje, bardheblutë e Bledi Shkëmbit të “përgjysmuar”

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana rikthehet në stërvitje, bardheblutë e Bledi Shkëmbit
Tirana

Tirana ditën e djeshme është rikthyer në stërvitje dhe plani i bardhebluve është që të vazhdojnë deri në fund të këtij muaji. Pas disa ditësh pushim, Bledi Shkëmbi ka rikthyer ekipin në fushë, teksa mungonin disa futbollistë.

Saktësisht për shkak dëmtimi nuk ishin të pranishëm Luciano Vera, Aldo Gjumsi dhe Eraldo Smaçi. Të 3 futbollistët vazhdojnë rikuperimin dhe kanë një program stërvitur veçmas pjesës tjetër të skuadrës.

Ndërkohë mungoi edhe Walid Jarmouni, i cili ka udhëtuar drejt Francës për të kontrolluar sytë, ndërkohë siç dihet Abah, Ernest dhe Prenga kanë mbyllur sezonin, pasi janë të dëmtuar.

Por pavarësisht kësaj Shkëmbi ka vazhduar me stërvitjen dhe do të vazhdojë deri në fund të muajit. Më pas skuadra do të marrë pushimet, ndërsa drejtuesit do të vazhdojnë punën për ndërtimin e ekipit për sezonin e ri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga