Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

S’ka marrëveshje për rinovimin, lideri i të kuqve i bindur për largimin

Shkruar nga NEWSPORT
S’ka marrëveshje për rinovimin, lideri i të kuqve i bindur
Albers Keko dhe Bintsouka

Archange Bintsouka është një nga çështjet kryesore te Partizani në javët e fundit. Kjo pasi lojtarit i përfundon kontrata në fund të këtij muaji dhe drejtuesit prej javësh kanë tentuar të rinovojnë me të.

Sulmuesi nuk dëshiron më qëndrimin në kryeqytet dhe është i bindur për largimin. 22-vjeçari do të respektojë deri në fund kontratën, ndërsa dëshiron një eksperiencë të re larg “Demave”, teksa ofertat nuk i mungojnë.

Duke qenë se ka edhe pak ditë kontratë me kryeqytetasit, drejtuesit do të tentojnë edhe një herë të fundit për ta bindur të qëndrojnë edhe pse duket e vështirë që kongolezi të pranojë. Kujtojmë se Bintsouka është një nga futbollistët kryesorë të të kuqve, i cili ka udhëhequr repartin e avancuar në këtë sezon.

Në 43 ndeshje të zhvilluara mes kampionatit, Kupës dhe Conference League ka mundur të shënojë 6 gola. Gjithashtu ka dhënë edhe 5 asiste në 2.657 minuta që ka qëndruar në fushën e lojës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga