Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Pronari i Chelsea Boehly befason para çerekfinales në “Bernabeu”: Do fitojmë 3-0

Shkruar nga NEWSPORT
Pronari i Chelsea Boehly befason para çerekfinales në
Chelsea luan sot çerekfinalen e parë në Champions League përballë Real Madrid. Londinezët do të përballen me ekipin e Ancelottit në “Bernabeu”. Ekipi i bluve ka kaluar mjaft probleme këtë sezon dhe renditja në Premier League e tregon saktë këtë gjë. Përballë Realit do të jetë akoma dhe më e vështirë duke qenë se ata janë mbretërit e Europës. Por edhe forma e tyre është e jashtëzakonshme, sepse para një jave mundën Barcelonën në “Camp Nou” 0-4. Por pronari i Chelsea Todd Boehly nuk duket aspak pesimist megjithë gjendjen e skuadrës dhe kundërshtarit që ka përballë. I pyetur nga gazetarët sot ai u përgjigj: "Chelsea do të fitojë 3-0 sonte. I them tifozëve: Kini besim. Ne e shikojmë këtë si një proces afatgjatë, kemi shumë punë për të bërë. Kemi shumë besim për të ardhmen. E ardhmja jonë është e ndritur”.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga