Janë luajtur ditën e sotme 3 ndeshjet e javës së 7-të të Superligës së Kosovës. Ndeshjet startuan në orën 15:00 dhe nuk munguan rezultatet surprizë. Drenica mposhti Malishëve me rezultatin minimal 1-0. Golin e vetëm e shënoi Harallamb Qaqi në minutën e 21-të të pjesës së parë. Me këtë fitore, Drenica mori kryesimin e kampionatit me 14 pikë.
Ballkani zhgënjeu sërish e këtë herë përballë Feronikelit në shtëpi. Skuadra pretendente për fituar kampionatin nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 dhe ky ishte barazimi i dytë radhazi.
Në sfidën tjetër, Gjilani fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Llapit. Rivera shënoi golin e parë për miqtë, ndërsa në pjesën e dytë Shabani la me 10 lojtarë Llapin. Duke parë këtë situatë përfitoi Gjilani që barazoi me Prognin që shënon golin e dytë radhazi. Vendasit ngelen gjithashtu me 10 lojtarë, por arritën të shënon golin e dytë dhe të fitores me Halilin. Një fitore e rëndësishme për ekipin që drejtohet nga Ismet Munishi pasi ishte e dyta radhazi.
