Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Progni dhuron spektakël në derbi ndaj Dritës, Prishtina "likuidon" Feronikelin (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
Progni dhuron spektakël në derbi ndaj Dritës, Prishtina

Janë luajtur ditën e sotme 3 ndeshjet e javës së 6-të të Superligës së Kosovës. Derbi, Drita-Gjilani është mbyllur me fitoren 0-2 për skuadrën e drejtuar nga Munishi. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në të dytën ishte Progni që zhbllokoi ndeshjen.

Nga goditja e dënimit, ish lojtari i shumë skuadrave të Superligës shqiptare e ndali topin në rrjetë duke I dhënë epërsinë Gjilanit që më pas dyfishoi me Kelmendin. Me këtë gol u mbyll edhe ndeshja dhe Gjilani arriti të dilte me 3 pikë nga derbi ndaj Dritës.

Në ndeshjet e tjera, Prishtina mori fitoren e dytë në kampionat duke mposhtur me rezultatin e thellë 0-4 Feronikelin në transfertë. Ballkani bëri një hap fals pasi ngeci në barazim 0-0 ndaj Malishevës. Skuadra e ngjitur këtë sezon në Superligë arriti që të frenonte Ballkanin dhe mori një pikë shumë të rëndësishëm.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga