Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

PROFIL/ Nga Gramozi te Kukësi e Dinamo, njihuni me kapitenin më të ri të Kategorisë së Parë

Shkruar nga NEWSPORT
PROFIL/ Nga Gramozi te Kukësi e Dinamo, njihuni me kapitenin më

I lindur në Ersekë në 24 maj 1989, Klaudio Rexhepi çau me forcën e talentit muret që e pengonin një djalosh të ri dhe me plot ëndrra nga Kolonja, duke veshur fanellat e disa klubeve që kanë bërë emër në Shqipëri. Teksa ishte ende në gjimnaz, viti 2006 e sheh me të rinjtë e Gramozit, ndërsa pak kohë më vonë bën kapërcimin e madh me ekipin e parë, aty ku aktivizohet për disa sezone dhe bie në sy për grintën, talentin dhe vendosmërinë në mbrojtje.

I ardhur nga një familje sportistësh, pasi edhe xhaxhai i tij, Sazani ishte pjesë e ekipit të Gramozit për disa vite, Klaudio Rexhepi është ndoshta lojtari kolonjar që ka bërë më shumë emër, duke dalë nga ekipet zinxhir të Gramozit e duke u aktivizuar edhe në Superligë gjatë sezonit 2009-2010, mes të cilave shumë takime si titullar.

Trajneri i asaj kohe te Gramozi, Agim Canaj e aktivizoi titullar në shumicën e ndeshjeve të elitës, teksa djaloshi rritej ditë pas dite me më shumë ndeshje e minuta në këmbë. Kokëulur dhe duke punuar në stërvitje, Rexhepi braktisi vendlindjen për t'u bashkuar me Kukësin, asokohe ekipi që u ngjit në Superligë dhe po bën historinë. Pas një sezoni te verilindorët, hapësirat ishin të pakët, ndërsa viti 2012 do e gjente djaloshin e talentuar me fanellën e Dinamos, duke e mbajtur veshur për 5 vite.

2 sezone me Egnatian pretendente dhe prej korrikut 2019 është pjesë e Turbinës, duke u zgjedhur tanimë kapiten i ekipit, pas largimit të Xhulio Jaupit. Kolonjari ishte pranë kalimit në ligën e Dytë zvicerane vite të shkuara, teksa një dëmtim do i prishte planet 31 vjeçarit. /Stavro Anesti DHIMITRI/

Poll

Lexo gjithashtu