
Ishte programuar të ishte një ndeshje futbolli, por e pabesueshme ajo që ndodhi mes Këlcyrës dhe Maliqit. Aristidh Çoli dhunoi barbarisht lojtarin e Maliqit, Arlind Xakën duke i thyer nofullën mes fushës. Gjithçka nisi pas një kartoni të kuq të dhënë nga arbitri i sfidës për lojtarin e Këlcyrës, i cili tregoi edhe një herë problemet e theksuara të futbollit shqiptar. Po kush është Aristidh Çoli?
Futbollisti i Këlcyrës nuk ka një të kaluar fort të "kulluar". Dy javë më parë, ekzaktësisht më 15 tetor ai është arrestuar nga policia së bashku me 4 persona të tjera. Ai është akuzuar se ushtronte në mënyrë të paligjshme lojërat e fatit në Përmet, teksa është kapur në flagrancë duke luajtur poker.
24-vjeçari është pjesë e Këlcyrës prej vitit 2011-të, ndërsa tashmë pritet një dënim shembullor nga Komisioni i Disiplinës. Kujtojmë që takimi përfundoi me shifrat 1-1, ndërsa klubi i Këlcyrës doli me reagim zyrtar ku pretendonte se ndeshja kishte qenë brenda të gjitha normave sportive.