
Erick Flores është një ndër afrimet e shumtëë të Flamurtarit në merkaton e verës që u bazua te lojtarët e huaj. Braziliani shihej si goditja me e madhe e vlonjatëve dhe pritej të zgjidhte çështjen e golave me cilësitë e tij. Lojtari është i federuar dhe ka mbyllur gjithçka me drejtuesit. Mbetej vetëm viza për të luajtur në Shqipëri.
Në Vlorë janë të sigurtë për zgjidhjen e situatës shumë shpejt dhe klubi po bën përpjekje për bashkimin e futbollistit me pjesën tjetër të ekipit. Erick Flores është emër i njohur në futbolli shqiptar pasi më parë ka luajtur për Kukësin në sezonin 2015-2016.
Poll