
Tefik Osmani mund të mos jetë në fushë kundër Tiranës. Mesfushori i Skënderbeut ka qenë dje në kryeqytet për të bërë një eko për shkak të një dëmtimi të pësuar në ndeshjen ndaj Teutës.
Sot, pritet një përgjigje përfundimtare nga stafi mjekësor i korçarëve, të cilët do të vendosin nëse shtatlarti do të jetë ose jo në fushë kundër bardhebluve.
Me shumë gjasa trajneri Daja do të lërë në stol, në mënyrë që të jetë në 100 për qindëshin e tij në supersfidën e javës së ardhshme, kundër Kukësit.
Poll