
Sikur të mos mjaftonin vetëm rezultatet negative te skuadra e Skënderbeut shqetësojnë dhe dy afrimet e reja në merkato. Skuadra korçare bëri 3 afrime gjatë kësaj merkato, por vetëm Shqiprim Taipi është i gatshëm për trajnerin Shehi, pasi dy të tjetër kanë probleme dokumentancioni nga ish-skuadrat e tyre. Toskiç dhe Asani nuk janë federuar ende dhe nuk janë të gatshëm për t'u aktivizuar në kampionat pasi skuadrat ku kanë qenë të aktivizuar po vonojnë dokumentacionet përkatëse.
Me shqetësues duket situata e Asanit i cili nuk ka marr ende lejen e kalimin nga ish-skuadra e tij. Kjo vjen për shkak të mosorganizimit të klubit paraardhës që po vonon mbledhjen e materialeve të nevojshme që lojtari të aktivizohet rregullisht në Superligë. Në këtë mënyrë drejtuesit e klubi korçarë janë drejtuar federatës. Këta të fundit kanë kontaktuar homologët e tyre në mënyrë që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt dhe Asani të jetë i gatshëm për sfidën e radhës.