
Roger Federer tërhiqet nga French Open 2021. 20 herë kampion i Grand Slam, Roger Federer është tërhequr nga French Open për shkak të probleme fizike. Tenisti zviceran luajti ditën e shtunë një garë maratonë që zgjati 3 orë e 35 minuta ndaj Dominik Koepfer.
Sfida e raundit të 16-të u fitua nga Federer 7-6,6-7,7-6,7-5 me sete, ndërsa ditën e sotme përmes një postimi në rrjetet sociale, tenisti bëri me dije largimin e tij nga Roland Garos për shkak të problemeve fizike. Duke parë dëmtimin e Federer, tentisti Matteo Berrettini që do të përballej me zviceranin kalon direkt në çerek-finale.
Postimi i Federer:
"Pas diskutimeve me ekipin tim, vendosa që të tërhiqesha nga French Open sot. Pas dy operacioneve në gju dhe më shumë se një viti rehabilitimi, është e rëndësishme që unë të dëgjoj trupin tim dhe të mos nxitoj përsëri në konkurrencë," tha Federer në një deklaratë në rrjetet sociale.
— Roger Federer (@rogerfederer) June 6, 2021