Kampionia olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi, është rikthyer ditën e sotme rreth orës 18:00 në Prishtinë së bashku me gjithë ekipin olimpik të Kosovës.
Në aeroportin "Adem Jashari", Kelmendin e priti vetë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të shtetit.
Pas pritjes në aeroport, u zhvillua edhe një konferencë për shtyp ku foli vetë Majlinda, kryeministri Mustafa dhe trajneri Kuka.
“Kemi punuar shumë që të arrijmë këtë sukses, që ndoshta shumë shtete në botë ëndërrojnë të arrijnë. Rruga ka qenë shumë e vështirë me shumë pengesa, por po shpresoj që brezat e rinj nuk do t’i kenë”, tha Majlinda.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, deklaroi: "Do t’i japim përkrahje maksimale këtij sporti në të cilin është arritur sukses maksimal.”
[caption id="attachment_26420" align="alignnone" width="655"] Moment gjatë konferencës për shtyp[/caption]