
Partizani do të luajë të dielën kundër Bylisit, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Për herë të parë në histori, klubi i kuq do të presë në shtëpinë e vet mallakastriotët.
Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë miratimin që në stadiumin e të kuqve të zhvillohet një përballje e nivelit të Superiores. Siç shihet në fotot e publikuara nëpër rrjetet sociale, tashmë gjithçka ka përfunduar.
Edhe rrethimi në tribuna është vendosur dhe të dielën pritet vetëm fërshëllima e arbitrit. Pritet me interes të shihet se di të përfundojë ajo sfidë, teksa të kuqtë vijnë pas dy humbjeve radhazi.
Poll