![Priten ndryshime nga humbja ndaj Teutës, Orges Shehi me pikëpyetje](https://cdnimpuls.com/newsport.al/wp-content/uploads/2024/03/-1000-0-Partizani-5.jpg)
Partizani udhëton të shtunën në Laç, ku do të luajë me kurbinasit në orën 15:00. “Demat” vijnë pas humbjes 1 me 0 përballë Teutës dhe do të kërkojnë të rikthehen te fitorja.
Orges Shehi ka dilema për titullarët që do përzgjedhë. Kjo pasi lojtarët janë në formë dhe mungesa e vetme është ajo e Adnard Mehmetit.
Kështu në qendër të mbrojtjes mund të kthehet Preka, që mungoi me Teutën për shkak kartonësh. Mesfusha mund të mos ndryshohet, duke ruajtur Rrapaj, Maguette dhe Taipin.
Për sulmin Shehi mund të ulë në stol Vilën, që ishte improvizim ndaj Teutës. Kështu bashkë me Carën dhe Mba në repartin ofensiv mund të jetë Bintsouka ose Skuka.
Partizani(4-3-3): Hoxha; Atanaskoski, Preka, Sota, Hadroj; Maguette, Rrapaj, Taipi; Cara, Mba, Bintsouka