
Prishtina ka hedhur një hap drejt raundit të tretë të Conference League.
Skuadra kryeqytetase mposhti në takimin e zhvilluar në stadiumin "Fadil Vokrri" 4-1 uellsianët e Connahs. Heroi i sfidës ishte padyshim ish-sulmuesi i Skënderbeut, Otto John, i cili realizoi dy gola.
Bekteshi kaloi në avantazh bardheblutë, teksa John në pjesën e dytë dyfishoi shifrat. Uellsianët ngushtuan rezultatin me anë të Moore, ndërsa Krasniqi në të 79-ën dhe Otto John në fundin e minutave shtesë vulosën fitoren e Prishtinës në 4-1.
Ndeshja e kthimit javën e ardhshme pritet të jetë një formalitet për skuadrën e Zekirija Ramadani.
Poll