
Armand Duka ka dalë në konferencë për shtyp, teksa ka prezantuar trajnerin e ri të Kombëtares. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit tregoi prapaskenat e përzgjedhjes së "timonierit" italian.
Presidenti u shpreh i bindur se 73-vjeçari do të ringrejë edhe një herë përfaqësuesen tonë falë eksperiencës së madhe që ka në futboll. Në fund foli edhe për çështjen "Lenjani, mesfushori i cili akuzoi publikisht për zgjedhjet e bëra nga stafi teknik i Kombëtares.
TRAJNERI I RI - Mirëdita. Siç e kemi paralajmëruar, sot jemi këtu për të zyrtarizuar trajnerin e ri të ekipit tonë Kombëtar. Nuk besoj se ka nevojë për një prezantim pasi e njihni CV-në e tij. Dua ta falënderoj që pranoi ftesën për të drejtuar ekipin kombëtar shqiptar.
Bashkë me trajnerin dhe futbollistët, dua të uroj të bëjmë një performancë të mirë në këtë Euro 2020, pse jo të jemi kandidatë për të qenë në kompeticionin europian", përfundoi ai.
ZGJEDHJA - Pavarësisht se të gjitha zgjedhjet janë të vështira, mendoj se kemi bërë më të mirën. Mendoj se në rastin konkret besoj se kemi bërë zgjedhje të mirë. Është trajner me shumë eksperiencë, besoj se do t'i japë atë që ka nevojë ekipi ynë. Ne kemi lojtarë cilësorë dhe kanë nevojë për një motivim, për një bashkim grupi. Zoti Reja me eksperiencën që ka, besoj se do të dijë t'i vendosë në fushën e blertë.
TAKIMI - Unë besoj se atë që kemi diskutuar në Shkodër, e tha trajneri. Jemi takuar pas ndeshjes. I kam takuar një opinion. A e njeh apo jo Shqipërinë? Ishte kënaqësi, nuk e kisha menduar të ishte trajneri i kuqezinjve. Në atë moment më ka lindur idea për të qenë në krye të Shqipërisë. Kemi folur në telefon, kemi udhëtuar në Bolonja. Gjëja që më ka bindur, që besoj se është zgjedhja e duhur është eksperienca e madhe dhe mënyra si i ka trajtuar problemet në tavolinë. I njihte mirë të gjithë futbollistët.
LENJANI - "
Në dy këndvështrime nuk do i thoja jo rikthimit të Lenjanit, e para më ka gëzuar shumë mua personalisht dhe të gjithë shqiptarët, E dyta do të kondicionoja trajnerin në zgjedhjet e tij.
Pavarësisht se shkruhet në media, Lenjanit i ka shkuar ftesa në momentin e fundit, jashtë afateve të vendosura nga UEFA", tregoi ai.