Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Trajneri i Skënderbeut jep vlerësimet: Prezantim pozitiv, ja ç'mendoj për Takun dhe Shkodrën

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Skënderbeut jep vlerësimet: Prezantim pozitiv, ja

Ilir Daja ka folur pas fitores minimale, 1-0 kundër Sant Julias. Trajneri i Skënderbeut ka dhënë mendimin e tij në lidhje me lojtarët e rinj të afruar në skuadër. Në një prononcim për Supersport, ai ka deklaruar:

“Çdo lojtar do kohën e tij të përshtatjes, qoftë me ritmin e stërvitjes, sepse vijnë nga ditë pushimi, por edhe me mënyrën e lojës, për t’u koordinuar me manovrën sulmuese dhe veprimet përpara portës. Vujoviç lëvizi mirë. Ka gjëra që duhet të përmirësojë në lidhje me manovrën tonë sulmuese, sepse përballë një kundërshtari me një mbrojtje të tillë, sulmuesi duhet të kërkojë gjithmonë hapësirat pas shpinës së rivalëve, qoftë për t’i krijuar më tepër frymëmarrje mesfushës tonë, por edhe për të shkuar me goditje drejt portës, por edhe për veten e tij, që të shfaqet më tepër përpara portës kundërshtare.

Taku do të thosha që veproi drejt në lojë, edhe pse nuk ka ritmin e duhur. Është një lojtar që ka eksperiencë të mirë dhe si ndeshje e parë besoj që bëri një prezantim të mirë. Donjet Shkodra është ende në fazën e rikuperimit fizik dhe kjo ishte arsyeja përse minutazhi që i dhamë ishte i pakët”, ka përfunduar ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga