
Vetëm 2 lojtarë nga Superiorja janë grumbulluar me ekipet e para kombëtare. Bëhet fjalë për Archange Bintsouka dhe François Dylisse.
Bintsouka është sulmuesi i Partizanit dhe është ftuar nga Kongo, ndërsa Dylisse luan si mbrojtës me Egnatian dhe do japë kontributin për Haitin. Kështu të dyja këto klube që janë pretendentë për titullin kampion, janë të vetmet me lojtarë në ekipet e para kombëtare.
Ndërkohë në skuadrat e moshave ndryshon situata, ku ka dhe lojtarë shqiptar me përfaqësueset e moshave. Kujtojmë se Superiorja është pushim deri në fundin e marsit, për këtë lojtarët janë të lirë të tregojnë maksimumin me vendet e tyre.
Poll