
Egnatia dhe Dinamo janë dy skuadrat që do luajnë sezonin që vjen në Kategorinë Superiore. Kampione të dy grupeve respektive në Kategorinë e Parë, dy skuadrat do diskutojnë mes tyre finalen e madhe për të ngritur lartë trofeun e kampionit sezonal.
Data, ora dhe stadiumi i ndeshjes ende nuk është caktuar nga FSHF, ndërsa në lojë veç të tjerash janë edhe 30 milionë lekë të vjetër. Kaq do përfitojë skuadra që do dalë fituese nga ky duel, ndërsa planet për sezonin e ri do duhet të jenë serioze. Dinamo rikthehet pas nëntë vitesh në elitë, ndërsa Egnatia pas një mungese 15 vjeçare.
Poll